Shpallje

Tifozi shqiptar, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, është liruar nga burgu mesditen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballisti, nepermjet nje postimi ne profilin e tij zyrtar në facebook.
Ismail Morina u arrestua më 10 qershor të vitit të kaluar në Kroaci, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe. Ai kërkohej nga Serbia, si i akuzuari kryesor për ngritjen e dronit me flamurin “Autochtonous”, mbi stadiumin e Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në Tetor të 2014-ës, akt ky I cili shkaktoi shum polemika.
Në Kroaci, Ismail Morina iu nënshtrua një sërë procesesh gjyqësore, për të shmangur ekstradimin në burgjet serbe, ndërsa në çështje pati interesime edhe nga institucionet politike të Shqipërisë, Kroacisë dhe Serbisë.
Më 28 Mars të këtij viti, Kroacia vendosi të transferojë Ballist Morinën drejt Italisë, ku edhe u zhvillua beteja gjyqësore për lirimin e tij përfundimtar.
Mesditën e sotme, Ismail Morina postoi një foto me konsullin shqiptar në Bari, Adriatik Haskaj, ndërsa falënderon autoritetet shqiptare, italiane dhe kroate, që ndihmuan në dhënien e drejtësisë për të .
Edhe këtë herë Ballisti nuk harron të falënderojë edhe gjithë qytetarët shqiptarë që e mbeshteten maksimalisht, duke protestuar gjithandej, për të kërkuar lirimin e tij.