Shpallje

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një luftë ekonomike me të gjithë vendet e botës, pasi vendosi të aplikojë tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit.

Kina dhe Bashkimi Europian janë vendet më të prekura nga ky vendim, ndërsa këta të fundit kanë pasur përplasje të shumta me SHBA-të, që pas ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Së fundi ka qenë Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian, që pas nënshkrimit të një deklarate mbi bashkëpunim midis BE dhe NATO, i dërgoi nëj mesazh SHBA-ve: “E dashur Amerikë. Respekto aleatët e tu, pasi nuk është se ke edhe aq shumë”.