Shpallje

Nga Marjon Gorica-Ashtu sic quajti kryeministri qytetarët e vendit të cilin drejton, ashtu do të doja të quaja dhe unë punonjësist e Policisë Bashkiake, por me një ndryshim. Ata janë vërtetë të tillë.

Sot kudo nëpër rrjete sociale, ashtu sic cdo dite, kemi parë një situtatë tepër të rëndë përsa i përketë marrdhënies së një punonjësi të Policisë Bashkiake dhe një qytetari.  Një punonjës si pjesa më e madhe e tyre të cilët nuk kanë sjellje morale, nuk kanë edukatë dhe janë tepër arrogant dhe dhunues ndaj qytetarëve. Ndaj këtyre qytetarëve me taksat e të cilëve paguhen.

Por pse ndodh kjo?

Kjo ndodh sepse kryetari i bashkisë së tyre nuk ka dal të flasi sikurse dhe njëherë të vetme për sjelljet abusive dhe dhunën që ata ushtrojnë ndaj qytetarëve.

Kryetari dhe vartësit e tij lëpirës nuk kanë pezulluar sikurse dhe njëherë të vetme një nga këta punonjës.

Pse do thoni sërish ju?

Është tepër e thjesht, aty cdo punonjës është vendosur prej partisë dhe partia e mbron deri në fund, partia e përdor, partia e detyron të shkeli ligjin, partia dhe pushtetarët nuk i dalin asnjëherë kundër. E kështu ai ndihet i qetë, bën gangsterin, kanë një bllok gjobash në dorë e shpesh herë nuk duan t’ja dinë sa që për të mbushur normën ju mjafton vetëm t’i vënë syrin targave.

E pra, sot këta janë kthyer në mankthin e cdo qytetari në Tiranë, madje ka dhe nga ata punonjës bashkie të cilët kanë të njëjtin mendim nga ne, por e fshehin nga frika sepse fati i punës së tyre do të marri rrjedh tjetër.

E pamë sot se cfarë ndodhte, ata të cilët duhet të vendosin qetësi dhe rregull nuk dinë ta bëjnë një gjë të tillë…