Shpallje

Në datën 1 Korrik ka hyrë në fuqi vendimi i marrë më datë 10.07.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve”, bileta në format letër me çmim të parashtypur do të ndryshojnë sipas fotos bashkëngjitur shkrimit. Në krye të abonesë do të shënohet Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe shiriti i sigurisë, që vërteton që aboneja nuk është false.

Në mes të biletës do të jenë muaji i vlefshmërisë, Bashkia Tiranë, lloji i transportit, vendi që do të plotësohet me emër e mbiemër dhe fotografia e përdoruesit. Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe të dhëna të tjera më të detajuara që do të pasqyrohen në abone: çmimi i biletës, lloji i saj (e përgjithshme/linje apo studenti) muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë. Por jo vetëm kaq, në të djathtë të saj do të shënohet numri i kartës së identitetit, numri serial i biletës dhe shtypshkronja e letrave me vlerë, Tiranë.

Sipas udhëzimit të mësipërm nr.3743 vihet re vendimi është marrë me arsyen për mos të lejuar falsifikuesit të abuzojnë me abonetë gjatë udhëtimit në shërbimin publik urban.

Tiranaflet.al media pjesë e rrjetit të gazetarëve First Media Network, ka ndërrmarë prej 1 javë një fushatë investigative dhe informuese rreth çështjes në fjalë duke e ndjekur në hap mbas hapi.

Sipas reporterve të FMN dhe burimeve pranë bashkisë, kemi mësuar se vendimi i marrë në 1 Korrik është i pakonsultuar me komunitetin duke e bërë fakt të kryer vendimin.

FMN me anë të një filmimi javën e kaluar ka pasqyruar për publikun rastin se si kontrollorët dhe taks forca e bashkisë përplaset me qytetarët me arsyen se këta të fundit nuk e kanë sipas rregullave abonenë e marrë sipas aplikimit për hyrjen muajit korrikut.

Në filmim shihet se si qytetari tregon abonen e cila nuk është ID-n e tij por të vajzës. Nga ana tjetër sjellja e kontrollorëve të linjës së Unazës së Re Alba Trans dhe e një punonjësi të Taks Forcës së bashkisë dallohet për agresion.

Njëri prej tyre kërcënon dhe një qytetarë tjetër pranë ngjarjes që e kishte paguar biletën.
Vendimi i marrë nga Bashkia e Tiranës nuk ka kaluar në procesin e konsultës. Aboneja ka hyrë pas vendimit me hap të përshpejtuar duke shmangur reagimin me komunitetin.

Në shërbimin urban të Tiranës, një shërbim i promovuar në media si rigjeneruar dhe i rehabilituar nga vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka mungesa të theksuara të kushteve dhe të shërbimit të përgjithësi.

Element bazik mungojnë duke filluar nga kondicionimi i ajërit deri tek higjiena.

Vendimi i marrë për abonen nuk e shmang abuzimin në rastin e përmendur, për arsye se xhepi i qytetarëve është rënduar dhe shërbimi mungon.

Nëse një abone muajit e kaluar kishte mundësinë e përdorimit nga më shumë se një anëtarë në familje dhe krijonte mundësi kursimi, pas këtij vendimi çdo anëtarë familje është detyruar të marrë një abone të veçantë.

Në raste paralele në vende të zhvilluara europiane dhe me tjetër standard jetese nuk shënohet kjo mënyrë abonimi. Anëtarët e tjerë mund ta përdorin kartën e abonimit në rastet kur ajo bëhet mujore. Rasti i ID-s aplikohet vetëm kur aplikimi bëhet për 6 muaj abonim.

Në rastin e aboneve ka një abuzim ekonomik që ndikon drejtpërdrejtë tek udhëtarët dhe një shkelje të standardit ligjor të cilin bashkia është duke e shmangur./FMN k.H