Shpallje

Paraditen e sotme Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka bërë një thirrje të fortë për institucionet shqiptare lidhur me fëmijët e mitur që përfshihen në ngjarje kriminale.

Në një konferencë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë “Drejtësia për të miturit”, Vlahutin ka thënë se drejtësia do të vazhdojë të dështojë nëse të miturit vazhdojnë të përfshihen në krime.

Kryediplomatja ka bërë një ftesë për edukim të këtyre fëmijëve duke thënë se kostoja për t’i rehabilituar është më e ulët se ndëshkimi i tyre.

“Është një nismë për të cilën ne tregojmë se jemi të kujdesshëm për të gjithë. Përpiqemi që këta fëmijë të rriten nesër dhe të njohin ligjin. Ne po përpiqemi të përmirësojmë të gjithë vendin, që të krijojmë një mjedis për këta fëmijë që të rriten sic duhet. Sistemi duhet t’i trajtojë ata, në mënyrë që t’i rehabilitojë dhe jo t’i inkriminojë më tej. Një fëmijë nuk mund të merret në pyetje si një i rritur, ndaj në kontekstin e reformës në drejtësi janë përfshirë aktet e një drejtësi restauruese dhe jo ndëshkuese. Legjislacioni krijoi bazën ligjore për trajtimin e të miturve, nëse ata janë aturoë, viktima apo dëshmitarë të një krimi. Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kulturës gjyqësore, ndryshimin e mendësisë nga ndëshkuese në restauruese, dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Nuk është e thjeshtë, pasi kërkohen burime për t’u marrë me këta të mitur që të rriten. Nëse nuk ndalohet që të miturit të bien viktima të krimit, kjo është një katastrofë, një dështim i drejtësisë, dhe kjo është më e madhe se kostoja për ta edukuar fëmijën.”-ka thënë Vlahutin.