Shpallje

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është paraqitur sot përpara deputetëve në Komisionin e Ligjeve për  të berë raportimin vjetor ku dhe ju ka kerkuar deputetëve miratimin e ligjit  për Shkollën e Magjistraturës, pasi në të kundërt rezikon të mos fillojë  viti ri akademik.

 

Gjithashtu Gjonaj theksoi në komision se largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve si pasojë e procesit të vetting-ut, kërkon zëvendësimin e tyre me magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit.

Fjala e plotë e Ministres:

“Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, shjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja”, u shpreh ministrja Gjonaj.