Shpallje

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me situtatën në të cilën ndodhet vendi.

Duke i’u referuar largimit të të rinjve nga Shqipëria, deputeti i LSI-së shprehet se kjo vjenë si pasojë e keq qeverisjes dhe favorizimit të oligarkëve.

Në një kohë që mungojnë hapësirat e punësimit dhe siguria publike, të rinjtë janë të detyruar të largohen, është shprehur Braimllari.

Postimi i plotë:

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit.

Në këtë raport qytetarët që duan të largohen janë ato më të kualifikuarit. Kjo për shkakun e një kryeministri hajdut që di vetëm të vjedhë pronën publike për interesat e tij klienteliste. Ky kryeministër ka shkatërruar biznesin në vend për interes të oligarkisë së tij.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë kërkojnë te largohen për shkak të një kryeministri i cili nuk ka vizion për të qeverisur vendin. Ky kryeministër e ka futur vendin në varfëri të thellë duke përkrahur një politikë klienteliste dhe kriminale.

Përkrahja e oligarkisë nëpërmjet konçensioneve dhe pastrimin e parave të pista ka sjellë shkatërrimin në vend të bizneseve të ndershme.

Ka shkatërruar biznesin e mesëm jo vetëm me taksat absurde por dhe me inspektoriate kontrolli pa fund të cilët nuk janë gjë tjetër vetëm gjobavënës të këtij kryeministri.

Në vend nuk ka siguri publike, nuk ka mundësi punësimi dhe për pasojë të rinjtë dhe të rejat largohen nga Shqipëria.