Shpallje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Ballës ku ky I fundit kishte thenë se ishte në bisedime me LSI për ligjin e magjistraturës, I cili kërkon 84 vota.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook e ka bërë të qartë se LSI nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bisedime me mazhorancën për sa i përket bashkimit të votave për votimin e ligjit të magjistraturës.

Shkrimi I plotë I zonjës Kryemadhi ne Facebook:

“Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla. Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI”, shkruan Kryemadhi.