Shpallje

Nënkryetari I partisë demokratike Edi Paloka ka reaguar me anë të një statusi në profilin e tij në facebook duke ironizuar deklaratën që kryetari I grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla kishte bërë duke deklaruar se do depozitonte prova të reja kundra Bashës për 3.4 milionë eurot.

Statusi I plotë:

“Derrkuci me Yaris i zhgërryer në baltën e krimit, po përpiqet të shpëtojë duke hedhur baltë kudo. Derrkuci shpeson se do ta shpëtojë shoku i klasës në Prokurorinë e Tiranës. Por nuk ka njeri që mund ta shpëtojë. Derrkucët, tahirët, habilët, balilët, xhafajt do përfundojnë shpejt atje ku e meritojnë. Shqipëria do të çlirohet shpejt nga llumi i kësaj bande të ndyrë.”