Shpallje

Punëtorët e kompanisë “Fiat” ende pa u transferuar Ronaldo te Juventus shprehen pakënaqësinë e tyre, pasi me shifrën e transferimit të portugezit paga e tyre mund të rritej me 200 euro.

Tani që gjithçka u bë zyrtare, me anë të një sindikatë italiane punëtorët e “Fiat”, në pronësi të presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, kanë lajmëruar se do të bëjnë një grevë dy ditore.

“Football Italia” shkruan se një pjesë e kostos të transferimit të Ronaldos do të paguhet përmes kompanisë mëmë bardhezi “Exor”, e cila nga ana e vet zotëron “Fiat”.

Marrëveshja fitimprurëse ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga prodhuesit e automobilave, të lidhur me “Unione Sindacale di Base”, sindikatë e cila ka lajmëruar për grevën.

“Është e papranueshme që, ndërsa punonjësit e FCA dhe CNHI vazhdojnë të bëjnë sakrifica të mëdha ekonomike, kompania pastaj shpenzon qindra-miliona euro për blerjen e një lojtari. Na thuhet se kohët janë të vështira, se duhet të përdorim rrjeta të sigurisë sociale, duke pritur për nisjen e modeleve të reja, të cilat kurrë nuk arrijnë.

Ndërsa punëtorët dhe familjet e tyre shtrëngojnë rripat e tyre gjithnjë e më shumë, kompania vendos të investoni shumë para në një burim të vetëm njerëzor. Kompania duhet të investojë në modele të makinave, që garantojnë të ardhmen e mijëra njerëzve, në vend që të pasurojnë vetëm një, teksa një kompani duhet të vendosë interesat e punonjësve të saj.