Shpallje

Rama flet për median greke: Shqipëria dhe Greqia do ta mbyllin marrëveshjen strategjike

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve greke ‘ANA’ ku thotë se:

Shqipëria dhe Greqia do mbyllin marrëveshjen me një pakt të ri bashkëpunimi strategjik”.

Rama ka folur rreth raportit të Shqipërisë me Greqinë duke vënë theksin tek pikat e vështira në të cilat ka kaluar marrëveshja për të gjetur një zgjidhje konseguente.

“Përmes zgjidhjes së problemeve arrijmë në mënyrë natyrale në nivelin e njerëzve normalë, të qytetarëve qe kanë lënë pas te kaluarën dhe kanë pranuar njëri tjetrin/Është një përpjekje 5-vjecare që kontribuon në unitetin e rajonit dhe në ecurinë paralele. Natyrisht vjen në një epokë të vështirë për Europën, prandaj dëgjohet si një mallkim ballkanik. Dikur në Europë gjerat shkonin mirë, tek ne keq. Tani përmirësohemi ne dhe ndodh e kundërta në Europë”.