Shpallje

Samiti i NATO-s në Bruksel ka vlerëzuar pozitivisht rolin dhe kontributin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës së Veriut.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se vendi ynë mbështet gjithashtu nisjen e procedurave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Postimi i kreut të ekzekutivit shqiptar shoqërohet me disa pamje nga samiti, ku ndër të tjera duket Rama që shtrëngon duart me presidentin francez Emanuel Macron.

Statusi i Ramës:

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.
Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.