Shpallje

Në ekranin e vogël është bashkëshorti-president amerikan, në jetën private ajo betohet që se ka frekuentuar dhe e ka njohur pak.

Aktorja Robin Wright, që luan rolin e Claire Underwood në ‘House of Cards’, ka thyer heshtjen për Kevin Spacey.
Pas skandalit për ngacmime seksuale, aktori është përjashtuar nga seritë televizive dhe partnerja në film flet për herë të parë në një intervistë për Nbc: ‘Kemi mbetur të befasuar dhe të tronditur. Jemi njohur vetëm në ekranin e vogël, nuk e njoh personalisht, nuk di as se si ta kontaktoj’. Wright thekson edhe që nuk ka folur më me të që kur ka shpërthyer skandali.