Shpallje

Raportohet se Prokurori i Tiranës Adriatik Cama është shkarkuar nga detyra.

Cama ka ushtruar detyrën e përfaqësuesit të akuzës në çështjen më sensitive të 10 vjeçarit ngjarjes së “21 Janarit”.

Sipas të dhënave rezultoi se në procesin e rivlerësimit, KPK mori vendimin e shkarkimit të Camaj nga detyra për problematikë në pasurinë e tij, si e pa justifikuar.

Problemet e hasura në pasurinë e Camaj lidhen me blerjen e një apartamenti me vlerë 3 milionë lekë dhe me kontratën e shitblerjes në të cilën janë investuar 34 mijë dollar.

KPK-ja zbuloi se ka problem dhe në blerjen e një garazhi.

“Dy prokurorët – tha relatorja, – kanë kërkuar mitë e kanë marrë parà duke kryer korrupsion, duke cenuar në këtë mënyrë figurën”.

“Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin, jam besnik i tij. Kam pasur presione kur shteti nuk ekzistonte në vitin 1997, madje edhe për 21 Janarin, por asnjëherë nuk jam trembur. Kam bërë detyrën si prokuror i Republikës. Më lini të vazhdoj detyrën”, tha Adriatik Cama.