Shpallje

10 ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi dy konteiner me një ngarkesë 50.2 ton mish me vend origjine Brazilin, i cili pas kontrollit dhe analizave doli infektuar me salmonela.

Në njoftimin e shpërdarë mediave AKU njoftoi se:

“Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.”

Për tu siguruar për vijimësinë e aksionit të ndërmarrë nga AKU për kthimin në origjinë të mishit si dhe për të shuar zërat e qytetarëve të cilët ngrejnë alarmin se prodhimi mund të ketë hyrë ne treg në formë të përpunuar, gazeta Ora i dërgoi një letër zyrtarë këtij autoriteti bazuar në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 3 pika 2 ku thuhet se:

“Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar”,- duke i parashtruar pyetjet nëse ky ushqim është asgjësuar ose është kthyer apo jo në vendin e origjinës?

Kjo kërkesë për informim nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucioni i AKU-s.

Ndërkohë shqetësimi i konsumatorëve sa vjen e rritet.