Shpallje

Ditën e djeshme në një nga portalet shqiptare është publikuar fotoja e Ben Blushit dhe Këshilltarit besnik të Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

Sipas fotos që qarkullojë në orët e mbrëmjes në rrjet lindin dyshimet të një afrimi mes Ramës dhe Blushit.

Nëse kujtojmë, jo më larg se 1 vit më parë Blushi dhe Rama u ndanë publikisht për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.

Pas zgjedhjeve alternativa e Ben Blushit humbi dhe ky i fundit u tërhoq nga aktivizmi politik duke u kthyer në profesion e dikurshëm të gazetarisë.

I emëruar Drejtor i Top Channel,Blushi duket se ka shtua kërkesat e takimit për të.

Vallë të ketë qenë një darkë e rastësishme mes tij dhe Këshilltarit të Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga.