Shpallje

Për të dalluar se si mund ta mundësh një kundërshtar shih të metat e tij, e për të parë a funksionon një institucion duhet të dallosh vetëm përgjegjësinë morale që ka.

Është një cështje për të cilën kam folur gjatë, një fenomen për të cilin janë investuar miliona euro ndër vite. Është pikërisht kjo problematik që mendojmë se ndryshon, por përdoret vetëm për video shoë mediatike të disa personave me pak pushtet të cilët në fund të fundit duhet të bëjnë punën e tyre pasi për të paguhen.

Kudo nëpër rrugët e Tiranës, nga Kombinati në Kinostudio e nga Sauku në Laprak sheh përgjatë 24 orëve fëmijë që enden rrugëve, lypin e lajnë xhama makinash.  Janë aty për tu përdorur, normalisht nga më të mëdhenjtë, e të prirur drejt një shoqërizimi negativë në mes të katër rrugëve ku e dimë fare mirë se cfarë mund të mësosh aty, preh e kujt mund të biesh e c’mund të ndodh me jetët e tyre.

Por sic duket askush këtu nuk ka përgjegjësi morale. Shërbimi Social i Bashkisë së Tiranës jo e jo, e as policia.

Dikush pyet dhe me të drejt pse institucionet përgjegjëse nuk dalin e të bëjnë punën e tyre?

Për statistika e deklarata të gjithë i kanë mundesitë, për të investuar në letra e gjejnë kohën, por për të dal në terren për të bërë punën që ju takon askush nuk merr mundimin.