Shpallje

Paraditen e sotme përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është paraqitur avokati i Gjykatësi Gani Dizdari, anëtarë i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas KPK-së Dizdari rezulton me pasuri të pajustifikuar për një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Nga ana tjetër KPK ka vënë në dukje dhe shoqërimin e Dizdarit me shtetasin A.L, i dënuar për ndikim të paligjshëm.

“Dizdari ka tentuar të sjellë dokumenta nga Prokuroria e Tropojës për dieta e shërbime të marra por s’ka patur dokumenta pasi ai institucion është djegur në ato vite. Në 2010 ka qënë shumë i sëmurë dhe familjarët si kanë treguar që shpenzimet për kurimin e tij shkuan në 10 mijë euro. Sa i përket vajzës së gjyqtarit. Anisa Dizdari ka blerë apartamentin për 94 mijë euro. Në 2009 ka paguar 40 mijë euro, në 2010 ka paguar 54 mijë euro, 6 mijë euro i ka pasur vetë, 5 mijë ia ka marrë të atit dhe 36 mijë euro ia ka marrë hua shtetasit SH.D., i cili ka pasur subjekt tatimor ndër vite. Ndërsa shtetasi M.L është pronar hoteli në Fier. Sa i përket shtetasit të dënuar A.L., ai është djali i motrës së gjyqtarit dhe këtë ai se ka fshehur. Gjyqtari mund të ketë gabime moskdelarimi për shkak të moshës.”-ka thënë avokati i tij.