Shpallje

Sekuestrohen 50 ton mish me origjinë nga Brazili në Portin e Durrësit, ky ishte lajmi i cili zuri një hapësirë të madhe mediatike disa ditë më parë. Çështje për të cilën nuk u informuam  se çfarë ndodhi më tej pavarësisht këmbnguljes nga ana e gazetarëve.

Duke i’u referuar Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, neni 3 pika 2 ku thuhet se:

“Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar”,- duke i parashtruar pyetjet nëse ky ushqim është asgjësuar ose është kthyer apo jo në vendin e origjinës?

Kjo kërkesë për informim nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucioni i AKU-s madje dhe nga as vetë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Stafi i rrjetit mediatik online FMN me një kërkesë zyrtare drejtuar me anë të e-mail Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe vetë ministrisë nuk ka marr ende një përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Nga ana jonë është kërkuar të jemi të pranishëm në procesin e asgjesimit të sasisë së sekuestruar, por sic duket institucionet shkelin ligjin dhe nuk informojnë në lidhje me këtë procedurë dhe pse kërkesa është dërguar në disa adresa të ndryshme, të gjithë persona përgjegjës.

E-mail drejtuar AKU dhe ministrisë:

Drejtuar: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Në dijeni: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kërkesë për monitorimin e procesit të asgjesimit të sasisë së produktit ushqimor  mish, i sekuestruar në Portin e Durrësit, origjina e të cilit është Brazili.

Duke i’u referuar zhvillimeve të fundit, në finalizimin me sukses për sekuestrimin e sasisë së mishit të ardhur nga Brazili, kërkojmë nga ana e institucionit tuaj të jemi të pranishëm në momentet e asgjesimit.

Siguria ushqimore është primare ndaj dhe ne e kemi për obligim të informojmë publikun për masat e marra.