Shpallje

Rreth 15 shtetas të huaj emigrantë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, janë ndaluar nga patrulla të Policisë Kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.

Emigrantët kanë kaluar kufirin, me synimin të mbërrijnë në rrugët nacionale, për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.

15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi të gjithë këta shtetas nga Siria dhe Iraku kanë kërkuar azil në Shqipëri.