Shpallje

Pritjes duket se I ka ardhur fundi, këngëtarja shumë e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj, mësohet se është bërë nënë ditën e sotme.

Gazeta Shqiptare mëson ekskluzivisht se këngëtarja ka sjellë në jetë të voglën e saj në një spital privat dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

I urojmë jetë të gjatë vogëlushes, dhe tashmë na duhet të presim që çifti Xhensila dhe Bes Kallaku të na tregojnë emrin që kanë zgjedhur për të voglën.