Shpallje

Paraditen e sotme në mediat shqiptare është publikuar fotoja e takimit të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Një takim që më shumë se informues bën përshtypje nëse kujtojmë se Kryeministri Rama disa kohë më parë nuk ka kursyer deklarata që kundërshtonin veprimtarinë e Trump si president.

Shtrëngimi i duarve mes Trump dhe Ramës është bërë gjatë takimit të vendeve anëtare të NATOS-s në samitin e mbledhur në Bruksel.