Shpallje

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me raportin vjetor të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Italii.
Ky raport vjetor pohon se për vitin 2017 Shqipëria është vendi i origjinisë i sasisë më të madhe të kanabisit të kapur në shtetin Italian.
Reagimi i Braimllarit:
Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.
Pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar ‘Raportin Vjetor’ në lidhje me vitin 2017.
Raporti më i tmerrshëm, përsa i përket trafikut të drogës që lidhet me Shqipërinë.
Ky raport verteton dhe njëherë atë çka ne kemi bërë publike prej kohësh që Shqipëria ështe kthyer në furnizuesin kryesor te Europës me drogë, kjo për shkak të një Kryeministri, i cili ka pasur projekt politik kanabizimin e vendit.
Ky kryeministër ka qenë dhe ështe ideatori dhe frymëzuesi i grupeve kriminale, duke i dhënë garanci shtetërore transportimit te lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.
Projekti i tij i qartë politik për të kthyer Shqipërine ne vendin që prodhon dhe eksporton lëndë narkotike është e qartë dhe ne këtë raport, ku sasia e kapur ne Itali ne vitin 2017 është 90 Ton nga rreth 41 Ton që ishte në vitin 2016.
Ky kryeministër mbolli krim dhe drogë në vend. Kryeministri trafikant i ka nxirë imazhin Shqiperise ne Europe, duke e bërë lajmin kryesor per trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave forta