Shpallje

Ka nisur pak minuta më parë senaca e rivlerësimit të masës së dhënë për personat e arrestuar në lidhje me cështjen e transportimit të vlerës prej 3.4 milion euro të kapura në Portin e Durrësit.

Seanca e cila po zhvillohet tek Krimet e Rënda ka sjell dhe një përplasje ndërmjet prokurorit të cështjes dhe avokatit, pasi prokurori ka kërkuar largimin e medias dhe seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas prokurorit në seancë ka sekrete hetimore, por që avokati se ka marr në konsideratë këtë pjesë duke këmbëngulur të jetë prezenca e medias dhe e gazetarëve.