Shpallje

Artistët e aktivist të shoqërisë civile vazhdojnë të bëjnë thirrje për pjesëmarrje qytetare në organizimin e marshimit të sotëm. Ata do t’i drejtohen institucionit të Presidentit për të kërkuar prej tij mos dekretimin e ligjit që kaloi në Parlament disa ditë më parë.
Marshimi do të filloj pas mbledhjes së qytetarëve në ambjentet e jashtme të Teatrit Kombëtar në orën 18:30.
Për pronën publike, për qytetarët dhe kundër favorizimit të oligarkëve në orën 18:30 duhet të bashkëngjiten tek marshimi drejt Presidencës.