Shpallje

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti shënoi rikthimin e saj në muzikë pak javë më parë me baladën e saj më të re.

“I don’t need your love” titullohet kënga e saj më e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat.

Ajo erdhi me një paraqitje mjaft ‘të nxehtë’ dhe provokuese në klip, teksa vazhdoi të vërtetojë se është ende në top formë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me një material transparent, i cili vë në pah të gjitha pjesët e trupit të këngëtares.

Nga ushtrimet e rregullta në palestër, këngëtarja duket se ka arritur në një rezultat të mirë, duke pasur një trup perfekt.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të realizohet një dokumentar mbi jetën e saj, teksa është nisur edhe realizimi i një libri autobiografik për karrierën e saj artistike ndër vite.