Shpallje

Pavarësisht se Shqipëria shpenzon 1.2% të buxhetit të saj përkundrejt PBB për NATO-n dhe ka kufizimet e saj në financa dhe kapacitete”. Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka një ditë pas Samitit të NATO-s, që u mbajt në Bruksel.

“Ky kontribut na rendit në vendin e dytë si kontributori kryesor në raport me madhësinë e Forcës së Armatosur në Afganistan, misioni kryesor i Aleancës, dhe në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e Aleancës. Siç ka thënë edhe sekretari Mattis, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi se angazhimi i saj në Aleancë”,- tha ministrja.