Shpallje

Anglia humbi mundësinë për të arritur në finale e Botërorit pasi u mund në shtesë 2-1 nga Kroacia, por ata kanë ende edhe një ndeshje para se të largohen nga Rusia.

Ditën e shtunë, Anglia do të ndeshet me Belgjikën për vendin e tretë dhe të katërt në këtë Botëror dhe për këtë ka folur trajneri i “3 Luanëve” Gareth Southgate.

“Ne jemi shumë të motivuar për këtë takim, pasi është një mundësi e madhe për ne që të largohemi me një medalja nga Botërori. Për ne kanë qenë dy ditë mjaft të vështirë, pasi ishim vetëm 20 minuta larg nga finalja, e cila ishte synimi ynë. Por lojtarët janë të vendosur që të largohen me një medalje nga ky botëror”, është shprehur Gareth Southgate.