Shpallje

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ironizuar qendrimin e aktorit Bujar Asqeriu në lidhje me cështjen e teatrit.
Që nga fillimi i revoltës së artistëve Asqeriu u rrjeshtua në krahë të kolegëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, gjë për të cilën tashmë nga ndryshuar bindje.
Me anë të një postimi në Facebook deputeti Shehaj ironizon qendrimet e kundërta të Asqeriut duke e shoqëruar komentin e tij me një foto kuti medikamenti në të cilën shkruhet ‘Asqerinë’.
Në këtë imazh gjithashtu shfaqet e shkruar ‘Pengon humbjen e dinjitetit’ dhe ‘2 kokrra para takimit me Lali Erin’.