Shpallje

Juventus po kërkon të ndërtojë një ekip yjesh për të fituar “Champions League” sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos ‘zonja e vjetër’ sipas mediave italiane po synon një tjetër ‘yll’. Bëhet fjalë për mesfushorin e Lazio-s, Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb ndiqet edhe nga Real Madrid, por presidenti i Lazio, Claudio Lotito, nuk ka ndërmend t’i ulë kërkesat e tij. Në fakt, ai kërkon 140/150 milionë euro për mesfushorin. Për ta realizuar këtë plan, ata janë të gatshëm t’i ofrojnë Lazio-s njërin mes Juan Cuadrado dhe Mario Manduzkic.

Në sfond është Real Madrid, që duhet të bëjë blerje për të harruar sa më shpejt të jetë e mundur largimin e Cristiano Ronaldo. Objektivi kryesor është njëri mbes Mbappe dhe Neymar, por emrat më të mundshëm janë atë të Eden Hazard dhe Harry Kane. Por pjesë e listës së dëshirave të madrilenëve është edhe Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin do të vihen në lëvizje pasi të jetë sqaruar e ardhmja e Marcelo, Bale dhe Benzema. Dihet se sa herë Perez vendosë të zbresë në fushën e merkatos, fishekzjarret janë të garantuara.