Shpallje

Një trup i pajetë është gjetur i groposur në Nikël të Fushë-Krujës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit Elion (Keisi) Hysa, i cili ishte denoncuar nga familjarët si i zhdukur prej 4 ditësh.

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.T.