Shpallje

Lajmi se shkrimtari Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nuk është aspak i vërtetë.

Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se Kadare është “si kokrra e mollës” dhe se vetë ai është habitur nga ky lajm i pavërtetë

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë “fake news” duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra e mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë…”, Beti Njuma