Shpallje

Zv.ministri i Rinisë Shpati Kolgega me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar punën e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini, ku shprehet se ai vetëm gjënjen.

Duke i’u referuar kësaj cështje, gazetari Marjon Gorica ka reaguar ndaj zv.ministrit duke e vënë përpara përgjegjësive.

Në komentin e tij Gorica është shprehur se duhet ta lëj kryetarin në punën e tij pasi merren institucionet me monitorimin e tij e zv.ministri dhe minsitria në të cilën ai bën pjesë të merren me punët e tyre.

Pyetjeve se cfarë ka bërë ky institucion deri më sot, zv.ministri i është përgjigjur vetëm me foto.

Postimi i zv.ministrit Kolgega- Gënjeshtra e radhës nga kryetari që s’bëri dot një punë vetë! Investimi i Qeverisë Shqiptare, Ministrit Arben Ahmetaj, i premtuar ne fushatë dhe i shpallur publikisht para 2 muajsh ne Vilë-Bashtovë(me fakte) sot shitet si sukses nga dikush që s’ka lëvizur gishtin për këtë projekt! Shumë shpejt do keni të gjitha faktet për këtë projekt, dokumentat, fondin, studimin etj. për të demaskuar njëherë e mirë këtë fushatë mashtrimi, i një njeriu dhe bashkie që nuk pastron dot ferrat në rrugë dhe kanalet për vaditje, e jo më të bëjë projekte të tilla. Dhe këtë e dinë të gjithë, sepse në bashki fillon rakia në 8 në mëngjes. Por këtë e ka bërë rrugë tani. Të njëjtën gjë tha për rrugët hyrëse te qytetit, për rrugën Zhabjak-Ura Çorumit, për rrugën Gërmenj-Zambishë-Okshtun, për rrugën që do bëhet tani Gosë Qendër-Gosë e Vogël, të gjitha investime të Arben Ahmetajt me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndërkohë ka 2 muaj që mbahet peng nga Bashkia projekti i Gjimnazit “Haxhi Qehaj”, investim 1 milionë $ i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëse nuk e zhbllokoni deri javën tjetër, të jeni të sigurtë se do bëhet gjithsesi investimi. Ka akoma për të

thënë, një nga një të gjitha të vërtetat.

Komenti Marjon Gorica-Mirë kryetari, po ju çfarë po bëni për të rinjtë?

Marjon Gorica-Çfarë është bërë deri më sot për të rinjtë? Ministria duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë, në Shqipëri kanë ardhur përfaqësues të shoqërisë civile nga i gjithë ballkani dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit nuk denjoi t’i takonte e jo më të mendonte një aktivitet për ta. Çfarë projektesh janë dhënë për të rinjtë e shoqërisë civile sot?

Çfarë po bëni për edukimin e të rinjve?

Meqë keni bashkëpunime andej nga Kosova, sa ka investuar Kosova për aktivitetet e të rinjve, madje dhe për ne, e a ka investuar ndonjëherë ministria juaj? Pse nuk aktivizohen kampet edukative?
E meqë jemi këtu e rëndësishme është t’i kushtojmë rëndësi kësaj gjëje, pa me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë meren institucionet që e monitorojnë, pa përmendur kohën e koalicionit