Shpallje

Kuba do të njohë zyrtarisht për herë të parë pronën private në bazë të Kushtetutës së re me shumë ndryshime, bën të ditur media shtetërore. Shitja e pronës u ndalua kur erdhi në pushtet Fidel Castro në vitin 1959, por u lejua pas ndryshimit të ligjit në vitin 2011.

Kushtetuta e re e shtetit të drejtuar nga komunistët do të riafrimojë se planifikimi qendror dhe ndërmarrjet shtetërore janë kyçe për ekonominë. Kjo pritet që të miratohet pas një votimi në asamblenë kombëtare javën e ardhshme.

Draft kushtetuta do të kalojë edhe në referendum për një aprovim përfundimtar më vonë gjatë këtij viti. Nëse draftkushtetuta do të aprovohet, ajo do të zëvendësojë kushtetutën ekzistuese e cila u miratua nga Partia Komuniste në vitin 1976.

Në bazë të reformave të propozuara, Partia Komuniste do të mbetet forca politike dominuese në Kubë.