E premte, 14 Gusht, 2020

“Jo” BE-së për heqjen e kompanive europiane nga Irani

Duhet të lexoni

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shtetet e Bashkuara e refuzuan kërkesën e Bashkimit Europian për të përjashtuar disa kompani europiane nga sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit.

Në një letër drejtuar vendeve të kontinentit të vjetër, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo sqaroi se refuzimi i kësaj thirrjeje bëhet për shkak se SHBA-të kërkojnë që të ushtrohet presion maksimal mbi Republikën Islamike.

Përjashtimet, sipas Pompeos do të bëhen vetëm në rastet kur prej tyre ka përfitim siguria kombëtare amerikane.

BE-ja druhet se sanksionet e reja amerikane do të vënë në rrezik miliarda dollarë të përfituara nga tregtia. Masat e rrepta hynë në fuqi në muajin maj, pasi Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 mbi programin bërthamor iranian, për të cilën janë angazhuar ndërkohë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Ndërkohë, në përbaljen e saj me luftën tregtare të presidentit amerikan, BE-ja ka gjetur një aleat të fortë: Kinën.

Në atmosferën e pasigurisë që i ka krijuar Trumpi ekonomisë globale, dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë të SHBA-ve kanë organizuar një takim në Pekin, temat kryesore të axhendës së të cilit do të jenë marrëdhëniet e tregtisë, investimeve globale dhe ato dypalëshe.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësojnë BE-në në bisedimet me zyrtarë të lartë vendas, përfshirë presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang.

Nisur nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare, si pasojë e vendosjes së tarifave “tit-for-tat”, të dyja palët pritet të shprehin mbështetjen e tyre për rregulla që bazohen në sistemin tregtar ndërkombëtar, nën mbikëqyrjen e Organizatës Botërore të Tregtisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Humb jetën kolonel Shena, zv.ministri Koçi: Do mbetesh ushtarak i shkëlqyer,nuk mundëm ta shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute

Marjon Gorica Është ndarë nga jeta ditën e sotme, kolonel Shena, një ushtarak i mirënjohur me një kontribut të çmuar,...

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet e virgjër të Durrësit. Pa...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të...

Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare. Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506 teste, dhe u konfuirmuan 125...

Më shumë artikuj të ngjajshëm