marrë nga
Shpallje

Ana Franku njihet për mbajten e ditarit gjatë kohës që forcat naziste u përforcuan në Gjermani e sidomos ndaj popullit hebre, të cilit i përkiste. Ajo detyrohet që bashk me familjen e saj të shpërnguleshin në Amsterdam. U vra në 1945 në Auschwitz. Fatmirësisht, shkrimet e saja janë gjetur dhe publikuar nga i ati i saj, Otto Frank dy vite më vonë.

Ndërkaq në maj të këtij viti, hulumtuesit e “Anna Frank House” dhe Institucionit Holandez për Luftë (Netherlands Institute of War), kanë zbuluar se çfarë fshihet brenda 2 faqeve të mbuluara me copa letre kafe në fundin e ditarit, duke përdorur teknologji digjitale.

Çuditërisht, në to shfaqet një pjesë tërësisht tjetër dhe e re e Anës; shkrime dhe shaka që lidhen me edukimin seksual. Ajo duke iu referuar një shoku imagjinar shkruante: “Unë ndonjëherë imagjinoj që ndokush mund të më pyes që ta informoj për tema seksuale. Si do t’i shpjegoja?”

Ajo shkruan për shakatë e brendshme që kishte me Petar van Pels. Ai konsiderohej të ishte shoku i saj të ngushtë, ndonëse raporti mes tyre ndonjëherë ishte më i afërt.

Përndryshe në mesin e fjalëve dallohet që ajo të shkruante në lidhje me menstruacionet mujore, por edhe për shtëpitë publike në Paris që ishin parë nga i ati i saj.

Për atë kohë ajo mendonte se do të mund të paragjykohej po aq sa edhe të turprohej, sepse jo gjithmonë raporti që kishte me prindër, ishte më i miri i mundshëm. Shpeshherë shfaqte anën rebele të saj sidomos për punët e shtëpisë dhe privatësinë e saj