Shpallje

Parkimi I makinës, sidomos në periudhën e festave apo atë të sezonit veror mbetet problematik më vete, por duket se një komunë në Kosovë ka arritur në një zgjidhje fare të thjeshtë.

Me anë të një urdhëri, Komuna e Suharekës ka lëshuar për përdorim parkingun e institucionit në shërbim të emigrantëve.

Me anë të këtij urdhëri komuna ka lejuar të gjitha automjeteve private që janë me targa të huaja brenda oborrit të komunës, ndërsa ky urdhër vlen prej datës 16 korrik deri më 15 gusht.

Komuna u ka ndaluar hyrjen me automjet, punëtorëve të administratës për t’i liruar vendin në parkingun e komunës,
emigrantëve.

Sipas vendimit të komunës, mos respektimi i kësaj urdhërese administrative do të konsiderohet si shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme të Kosovës.