Shpallje

Flamuri konsiderohet të jetë përfaqësim i shtetit përkatës përmes simboleve, secili me kuptimin dhe historinë e vet. Sidoqoftë është ngjyra e vjollcë ajo e cila është më rrallë e përdorur.

Deri në vitin 1856 ajo është cilësuar si ngjyrë e përdorur vetëm nga shtresat e larta të shoqërisë. Shpeshherë vlera e saj tejkalonte edhe atë të arit. Dallohet që dhe mbretëresha Viktoria ta kishte veshur.

Gjatë shekullit XIX, e vjollca përfitohej nga kërmijte murricidae, që jetojnë në Detin Mesdhe në Lebanon. Shquheshin për aromën jo të këndshme, me ç’rast dhe përpunimi për ngjyrë bëhej në periferi të qytetit.

Në anën tjetër, ishte kimisti William Henry Perkin që rastësisht zbuloi mënyrën për perfitimin sintetik të kësaj ngjyre. Ishte vetëm 18 vjec kur tentoi të përfitonte kitinën, si materie që shëronte malarien. Fatkeqsisht eksperimenti s’pati sukses. Në vend të kitinës, në epruvetë kishte mbetur papastëri, të cilën kur morri ta pastronte me alkool, pa materien të kishte marrë nuancë vjollcë. Atë e quajti ‘Mauveine’.

Pas vdekjes së tij filloi që të ndahej çmimi Perkin për ata kimist të cilë me zbulimet e tyre mund të ndikojnë në të ardhmen e industrisë, sidomos në rastin e aplikimeve shtëpiake.

Përndryshe dallohet qe shteti i Dominikës, Republika e Dytë e Spanjës dhe Nikaragua ta kenë këtë ngjyrë në flamurin e tyre.