Shpallje

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politikë fqinjësore, Joahnnes Hahn ndodhet për vizitë në Tiranë, ndërsa ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e qeverisë, ku është prezantuar procesi përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

“Puna përgatitore për negociatat nuk do jetë e lehtë. Kemi lexuar me vëmendja konkluzionet e KE për rekomandimet. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. Rruga drejt BE është e pakthyeshme. Forcimi i kapaciteteve që lidhen me procesin e negocimit është një tjetër provë që ne duhet ta japim. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme. Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi mi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rendësin themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëri-tjetrin. Rruga drejt BE-së nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kishim në krah njerëzit në Komisionin Evropian. Shqipëria ka pasur shumë miq, që kanë qenë të vërtetë dhe të vendosur. Duke filluar nga ministrat e jashtëm të vendeve fqinje, si ai i Italisë dhe Greqisë, kanë luftuar për të drejtën tonë që të na njihet merita njësoj sikur po luftonim ne. Dua që të shpreh komisionerit dhe ekipit të tij, mirënjohje për çfarë kanë bërë, dhe i them se ne do ja dalim falë dhe mbështetjes së tij”- u shpreh Rama.