Në procesin gjyqësor ku 316 persona akuzohen për përfshirje në veprimet që ndodhën në Komandën e Shkollave të Xhandarmërisë Beytepe gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbrojtjes së fundit të të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues Melih Uçar shpalli aktvendimin ku thuhet se 31 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, përfshirë në mesin e tyre ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz