“Vettingu në Shqipëri një model dhe për vendet e tjera të BE-së”

Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama shprehu vlerësimin e tij për modelin e ndjekur në procesin e Vettingut në Shqipëri.

BE është duke ndjekur me interes hapat e Shqipërisë ne rrugën e saj për progresin dhe është duke vlerësuar çdo përpjekje për rrugën drejt aspiratës Europiane.

“Shqipëria sapo ka marrë një vlerësim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe siç u tha edhe sot në qershor këshilli i çështjeve të përgjithshme ka vlerësuar reformat e Shqipërisë. Këshilli ka përcaktuar qershorin si çeljen e negociatave, me kusht që Shqipëria të konsolidojë përparimin e arritur deri tani. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për reformën në drejtësi në veçanti, ku Vettingu të dalë më në pah. Me rezultate konkrete të këtij procesi jo vetëm për Shqipërinë, sepse edhe anëtarët e tjerë te BE-së e kanë parë me vëmendje këtë proces, në mënyrë që ta kopjojnë dhe zbatojnë në mënyra të ndryshme. Por nuk duhet nënvlerësuar se ky shihet si një lloj modeli për vende të tjera”, – deklaroi Hahn.