Gjen çantën me mijëra dollarë dhe ia kthen pronarit

Shpallje

Prishtinë 18 Korrik 2018

Ngjarjet e pazakonta shëndërrohen në të rëndomta kur ka njerëz të mirë.

Dje me 17 Korrik 2018 pas arritjes në Prishtinë në aeroportin Adem Jashari, dhe pas kryerjes së kontrollës së pasaportave Gzim Gjonbalaj sëbashku me motrën Fionen patën paksa një arritje jo edhe aq të këndshme në Kosovë.

Gzim Gjonbalaj dhe Ismet Kqiku pas dorëzimit të çantës së gjetur nga Ismeti

Të ngazëllyer në emocionet e ribashkimit me familjaret që i pritnin për ti takuar, ata posa arrijnë në banes në Prishtinë e kuptojnë se është duke ju munguar çanta personale e krahut , me dy pasaportat amerikane me të gjitha parat disa mijëra dollar dhe të gjithë dokumentet personale me kredit karta etj etj.

Arritja në Prishtinë me Austrian Airlines ishte në orën 23:10 minuta, por nata u zgjat shumë në kërkime dhe raportime në organet policore përderisa lajmërohet pas vetëm disa orëve njeriu zemërbardhë Ismet Kqiku (në foto me Gzim Gjonbalaj pas takimit) që njofton prindin e Gzimit se ai ka çantën komplet të pa prekur ashtu se si e ka humbur Gzimi, me pasaporta, para dhe të gjitha se çka kishte në çantën e vogël të krahut. Veprimi burrëror dhe fisnik i Ismet Kqikut nga fshati Dardani i komunës së Ferizajit dëshmon më së miri për vlerat e rralla dhe të larta të këtij fisniku të denjë, por edhe të familjes dhe truallit që i përket ky njeri zemërbardhë dhe me vlera të rralla njerëzore.

Nga: Esad Gjonbalaj
(përndryshe baba i Gzimit dhe Fiones)

Gzimi dhe Fiona pas nisjes në aeroportin JFK në New York