Hysni Gashi
Shpallje

Nga:Hysni Gashi

Njeriu është gjithmonë produkt i ndryshimit fizik dhe logjik. Pra nga kjo Ndryshon mënyra e të menduarit, ndryshon pamja e lëkurës, dhe e flokëve, ndryshon mënyra e të ecurit, ndryshon edhe bota që na rrethon, thënë shkurt me rritjen dhe moshën e tij ndryshon gjithçka.

Por fatkeqësisht ne vendin tonë çdo gjë ndryshon por jo edhe mendësia, logjika e pushtetarëve, dhe ndihma që ata i bëjnë njeri-tjetrin edhe pse çdo ditë e shajnë njeri-tjetrin. Qytetaret menduan që Ramush Haradinaj e kishte perime kur thoshte se as Sulltani e as Krajli nuk mundi që ta ndryshushoj kufirin e po e ndryshon djali i Brojes (Hashimi), duke nënçmuar thellësisht personalitetin e Hashes madje duke e shpallur edhe tradhtar. Dhe me ardhjen në pushtet Rambo (Ramushi) u zbut para gjarprit duke lejuar ta helmoje edhe kauzën e tij që e solli ne pushtet. Pra kaq dinjitet dhe moral politik kishte.

Në anën tjetër ish-numri dy dhe tre i PDK – së Fatmir Limaj dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi që kritikuan ashpër Thaçin dhe ku kishin vendosur “vija të kuqe” më të, janë zbutur e bërë pambuk ashtu siç zbutet çdo çelik në zjarr të mëdha. Pra as Çeliku nuk mundi t’i rezistoj pushtetit tepër të zjarrtë e dihet zjarri i madh e zbute edhe çelikun. Fatkeqësi nuk është kjo që po ndodhë, se tekefundit ata që i kanë njohur këta protagonist edhe e kanë ditur saktë qëndrimin e tyre, por fatkeqësi është që besuan aq shumë qytetaret se këta kanë ndryshuar sa filluan të besojnë,këta prap e vranë besimin dhe shpresën e tyre.

Realisht ne jemi mësuar me mëkatet e tyre dhe demet e tyre të vazhdueshme edhe sa ishin pjesë e PDK-së si psh: Asociacionin, amnistimin e krimineleve serb, mbi ndërtimin e gjykatave të veçanta ne Veri si dhe mbi ndërtimin e Gjykatës Speciale etj. Veç kësaj u ndërtua sistemi policor dhe ai administrative në veri, buxheti dhe shume organe që nënkuptojnë autonominë e gjere politike të Veriut. Ne kohën e tyre u bë çmilitarizimi i UÇK-së,po ashtu edhe bazat e krimit dhe korrupsionit u vendosen pikërisht në atë kohë, dhe të presësh diçka ndryshe ishte vetëm një humbje kohe.

Tera këto kishin ndodh kur ishte Kupa dhe Limaj ne pozita ekzekutivë ne PDK dhe ne qeveri dhe asnjëherë nuk kishin dalë kundër “shefit” ashtu siç edhe sot e konsiderojnë të tillë. Duke e përcjellë mbrëmë me vëmendje z.Limajn në Klan Kosova sikur me ra ndërmend ajo thirrja në vitin 2010 që i bënte në odat e Drenicës bashkë me z.Krasniqin së “Hashim Thaçi është njeri i vetme dhe i duhur për Kosovën”. Pra këta vetëm po e dëshmojnë se nuk mund të dalin para “shefit të tyre” të quajtur Hashim, atë që çdo ditë e shajnë mirëpo çdo ore i kërkojnë falje për sharjet e tyre. Arsyetimi banal i “çelikut” të bërë “pambuk” mbi udhëheqjen e negociatave me Serbinë tregon se sa të pafuqishëm janë këta kundër gjarprit.

Pra, kjo tregon edhe një pafuqi tjetër, atë të ish-zëdhënësit të UÇK-së i cili jo nga pleqëria por nga dëshira për pushtet vendos syze dielli për te mos parë se çka po ndodhë para dhe rreth tij. Me shumë do me vije keq për statuset e tij në fb, të cilët të thurura mjaftë në mënyre filozofike e pak besa edhe revolucionarë kundër Hashim Thaçit duhet t’i shlyej apo duhet të thotë si pronari i villes në Sarandë “ i ka shkuar një adoleshent”. E keqja po trashet në këtë vend e me keq vagonët e ngjitura pas Thaçit vetëm sa po përpiqen të janë afër tij sepse asnjeri se ka synim ta marr në dorë lokomotivën se tanimë e kanë kuptuar së ajo quhet Hashim Thaçi.

Sa epike do jetë foto e radhës kur Hashim Thaçi do i zbriste me dorë zgjatur Rambon, Limajn e Krasniqin nga podiumi ashtu siç i patë zbrit kandidatet për deputet vite me parë ne Drenas.Prandaj ja pafshi hajrin “shefit tuaj” përsëri!