“Paria” e Kosovës shkon në Bruksel, për të bërë “sehir” për vizat

Nga: Hysni Gashi

Kosova është zbrazur nga udhëheqësit e saj të cilët dikush me aeroplan privat e dikush me bileta VIP, por që të gjithë më paratë e qytetareve të varfër, kanë mbrirrë në Bruksel për të bërë përsëri “sehir” për vizat që në vend të krenarisë duhet të turpëroheshin. Kjo “pari” që e la Kosovën pa udhëheqje duke prite rekomandimet për vizat duhej të turpërohej se pikërisht ishte kjo që e pengojë Liberalizimin tash e 8 vite.

Kjo “pari” e cila ishte e involvuar thellësisht në krimin dhe korrupsionin, në ndërhyrjet në drejtësi, në keqpërdorimin e parasë publike, në analfabetizmin politik, në faljen e territorit, në kompromise me Serbinë që kulmuan më ndarjen e Kosovës, e buzëqeshur pran njeri-tjetrin presin se kush me pare do të konfirmoje lajmin për vizat.

Nejse, kjo “pari” po e sheh si shpëtim Liberalizimin e Vizave” sepse ushtari i UÇK-së me nuk do ta shqetësojë sepse do ikë nga vendi, intelektuali nuk do ta shqetësoj sepse do ikë nga vendi, profesorët nuk do i shqetësojnë sepse do ikin nga vendi, doktorët, inxhinieret, studentet etj nuk do i shqetësojnë sepse do ikin nga vendi dhe vetëm populli i varfër do mbesë ballë për ballë më ta për të dëgjuar hipokrizitë e tyre.

Kjo “pari” që na ka bërë kokulur para botës duke vrarë edhe dinjitetin tonë sigurisht do kthehet me “kopallat” e radhës, me gënjeshtrat sa me moderne dhe me shtyrje bërrylash se ne i sollëm Vizat. E vërteta është se rekomandimi për vizat nuk i sjellë vizat, por kanë shpikur këtë teme si devijim i vëmendjes së opinionit nga problemet shumë më të mëdha dhe shumë me reale në Kosovë. E di se sot ata do të kenë shume duartrokitje se të gjithë ata 100 zv.ministrat e 500 këshilltaret politik do i duartrokasin shefave të tyre djallëzor.

S’ka lidhje që ata kanë sharë njeri – tjetrin që 10 vite, mjafton sot t’i shtrëngojnë duart dhe të urojnë njeri-tjetrin ashtu siç pat uruar me shampanjë ish-Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku vite me parë. Nejse, atij ja pat huq por huqja e tij veçse është rritur sot kur një klikë liderësh banditë të Kosovës do trokasin të njëjtën gjë.

Pra, popull i dashur mirësia e këtij vendi behët vetëm nëse kjo klik politike do të bjerë përgjithmonë nga pushteti. Viza nuk ka por gënjeshtra sa të duash.