Shpallje

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Pas takimit të dy Presidentët do të zhvillojnë një konference te përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve vendas dhe kroatë.

Gjatë vizitës së saj Presidentja e Kroacisë do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidentja Grabar-Kitarović do të pritet edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe do të vizitojë qytetin e Durrësit, portin e tij ku edhe do te lancohet projekti kroat për mbrojtjen e mjedisit, atë të Beratit si dhe qytetin e kalanë e Krujës.