Shpallje

Lideri i Lëvizjes Vetvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, përsëriti objektivin e tij politik për bashkimin kombëtar të shqiptareve, ndersa tha se ky projekt nuk bie ndesh me atë të BE-së.

“Nuk jam fare kundër BE-së, përkundrazi. Jam një avokat i madh i BE-së dhe mendoj se BE duhet mbrojtur. Mendoj se paqja e qëndrueshme mban emrin e Bashkimit Evropian. Dhe në paqe të qëndrueshme kemi antifashizmin brenda. Por jam edhe avokat i shtetit të mirëqënies, i cili e kombinon rritjen ekonomike me drejtësinë sociale. Për një periudhë kalimtare le të bëhemi konfederatë apo federatë. Nuk do isha kundër një solucioni të tillë, por gjithësesi vetëm si një fazë kalimtare. Nëse ne hapat integrues drejt bashkimit I përshpejtojmë dhe I kemi më seriozë e më të sinqertë se deri tani, atëherë bashkimi ynë do të mund të ndodhë para Bashkimit Evropian”, – u shpreh Albin Kurti.