Shpallje

Dolën e mblodhën sot si gjithnjë nëpër tavolina e konferenca për të bërë qokat, e për t’i lënë gjërat pezull, ashtu sic kanë lënë cdo gjë.
Një ministri e cila ka lënë pas dore rinin dhe kauzat e tyre, një ministri e cila shkatërroi arsimin me procesin që ndoqi për maturën shtetërore, një ministri e cila degradoi arsimin e lartë.
Si cdo herë nuk tha asgjë në lidhje me atë cfarë të rinjtë shqiptar kanë nevojë realisht. Nuk u tha asnjë aktivitet i zhvilluar nga ministria dhe jo fonde të dhëna nga ministria për aktivitete, se po të marrim dhe pasqyrën e fondeve të dhëna për një pjesë të madhe të organizatave, aty ku drejtuesit po dalin pasanik e kuptojmë që gjithcka është dhënë për interesa të ngushta miqësore apo partiake.

Këtë nuk e them unë, por e thonë faktet e pasqyruara dhe monitoruara, ashtu sic ndodhi dhe me Bashkinë e Tiranës që fondet për biznese Start-Up ja dha aktivistëve të partisë në pushtet.
Duke i’u referuar monitorimit të pasqyruar nga një prej organizatave aktive në vend situata me të cilën u përballën maturantët e ashtu si u lanë ata, tregon qartazi dështimin e një institucioni i cili sot na flet për ‘Ligjin e Rinisë’.

Monitorimi i pasqyruar nga organizata Qendrësa Qytetare:

Nëpërmjet shtesës së pikës 10 në nenin 24 të rregullorës së Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit vendosi që asnjë nxënës të mos ketë mundësi të kërkojë rivlerësim të tezës, duke besuar me symbyllur tek komisionet kolektive të korrigjimit të tezave.
Nëpërmjet VKM Nr. 216, datë 20.4.2018 është vendosur nota minimale 7 si kriter përjashtues për pranimin në 105 programe studimi në të gjitha universitetet publike dhe private, me arsyetimin se një pjesë e tyre do të zgjedhin në master mësuesinë. Ne e përshëndësim iniciativën për të rritur nivelin e mësuesisë, por jo në mënyrë kaq të papërgjegjshme sa të aplikohen standarte dualiste duke lejuar pranimin në inxhinieri, juridik apo ekonomik, që janë degët më të preferuara me mesatare përjashtuese 6 dhe duke vendosur barrierën e notës 7 për degë si kimia, biologjia apo historia që jo domosdoshmërisht mund të zgjedhesh masterin për mësuesi. Ky vendim do të sjellë pasoja të mëdha për maturantët, pasi më të mirët do të shkojnë te degët e preferuara ku pragu është mesatarja 6, ndërsa ata që mesatarja ju shkon deri tek 6.9 do të mbeten pa asnje program studimi.
Një kriter më i lartë i mesatares së studentëve që vazhdojnë për mësuesi mund të kërkohet në përfundim të programit bachelor ose në përfundim të masterit, ose kur studentët aplikojnë për tu licensuar si mësues. Në këtë mënryë shgamngim këtë padrejtësi që po u bëhet studentëve që nuk e kanë qëllim zgjedhjen e mësuesisë në master.