Shpallje

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me anë të një deklarate ka denoncuar publikisht Ministrinë e Arsmit në lidhje me trajnimet që bëhen për arsmitarët në vend.

Sipas KSSH duhet aprovuar “Urdhëri i Arsmitarit” me qëllim që mos të ndodhin shkelje absurde në lidhje me trajnimet dhe për të kredituar mësuesit.

Reagimi i KSSH

Skandali Ministria e Arsimit u kërkon “HARAÇ” arsimtarëve

Arsimtarët duhet të jenë shtylla më e fortë e zhvillimit të një shteti, pasi e ardhmja është në duart e tyre, por Ministria e Arsimit e kthyer në një strehe militantësh me tesera partie e doktorë shkencash të diplomuar në Kioskat Private te Tiranës, Fierit e Shkodrës nuk e mendon kështu.
Ministria e Arsimit në kundërshtim më ligjin për profesionet e rregulluara zvarrit prej vitesh miratimin e “Urdhërit të Arsimtarit” si e vetmja shpresë për ti rikthyer dinjitetin punonjësve të arsimit.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë prej vitesh e ka ngritur këtë shqetësim por Ministria e Arsimit, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj nuk e ka miratuar këtë urdhër.
Skandali shkon edhe më tej tek Ministria e Arsimit përmes disa pseudo-sindikatave fantazmë më të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe kontratat kolektive kanë krijuar shoqata dhe fondacione që kanë marrë të drejtën nga Ministria e Arsimit për trajnuar dhe për të dhënë kredite për arsimtarët
Ky është një skandal i paprecedentë që nëpërkëmb dinjitetin e arsimtarëve dhe vë në dyshim aftësinë e tyre në punë, teksa shumë arsimtarë janë të shkolluar përpara viteve 1990 kur nuk ekzistonin ende kioskat private.
Arsimtarët detyrohen të paguajnë nga rroga e tyre e vogël për të marrë pjesë në këto trajnime ku në fund, marrin kredite nga disa njerëz anonime me aftësinë e vetme teserën e partisë.
Kjo është një skeme e pastër vjedhjeje dhe krimi ekonomik duhet të vihet në lëvizje.
Këto trajnime Ministria e Arsimit e ka detyrim ligjor ti bëjë vetë falas e jo ti japë më “konçension”.
Ministria e Arsimit ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe materiale që trajnimet e arsimtarëve ti kryejë pa asnjë detyrim financiar siç ndodh aktualisht.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë fton mësuesit të denoncojnë faktin se detyrohen të marrin pjesë këto trajnime fiktive, që rëndojnë edhe ekonominë e familjeve të tyre.
Konfederata e Sindikatave i bën apel Ministrisë Arsimit të miratojë urgjent “Urdhrin e Arsimtarit”
Miratimi i këtij urdhri do të pasohet me mbrojtje për arsimtarët dhe problemet e tyre të cilat duhet të kenë një zgjidhje kolektive konform ligjit.
Ligji për profesionet e rregulluara duhet të zbatohet edhe për arsimtarët dhe Ministria e Arsimit nuk mundet ta mbajë peng pasi në të kundërt do përballet me pasoja ligjore.