Shpallje

Pas skandalit me gjyqtarin Admir Thanza, i cili kishte fshehur një dënim në Itali, prokuroria shqiptare i ka dërguar një letërporosi në shtetin fqinj.

Letërporosia në fjalë për gjyqtarin që se kaloi vettingun dhe u shkarkua nga detyra është kërkuar për të mësuar detajet mbi vjedhjen që u dënua Thanza si dhe rrethanat në të cilat u krye vepra penale. Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitinn 1999.

Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.