Shpallje

Foto dhe teksti: Gazmend Badivuku

Në lagjen Arbëria ka kohë që po punohet në rregullimin e shkallëve të cilat me vite ishin lan’ pasdore nga institucionet komunale. Së fundit lajmi për një projekt ambicioz për rindërtimin e këtyre shkallëve nga Kuvendi Komunal i Prishtinës gëzoi shumë banorët e shumt’ të kësaj lagje.

Me fillimin e realizimit të projektit banorët e kësaj lagje u entuziasmuan nga zhurma e mekanizimit teknik dhe t’punësuarve që punonin në teren. Aq sa lejuan kushtet atmosferike projekti vazhdoi me dinamikën e planifikuar.

Banorët e numërt të lagjjës Arbëria në Prishtinë shpeshëherë po kanë edhe pengesa gjatë vajtje ardhjes në shtëpitë e tyre për shkaqe të sigurisë, sepse në punishte punohet në segmente të ndryshme me ç’rrast qytetarëve kohë paskohe ju mbyllnen me llamarina qasjet në trasen e shkallëve të pakryera.

Sot, në ditën e lajmit të rëndësishëm për Liberalizimin e vizave për n’europë, në këtë lokacion ndodhi një aksident me ç’rrast në terrenin e pjerrët u rrokullis (bullduzheri) me ç’rrast mbylli për një kohë shtegun për këmbësorët e rastit.

Në këto momente sa po raportojmë nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.